×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi u lirua nga paraburgimi pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro

    Reporteri
    02 Nëntor 2024 | 17:46

    Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi.

    Ai është liruar pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

    “Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë,  e cila është aprovuar nga Gjykata në shumën prej 20 mijë euro, që do të jetë garancë që personi i pandehur do jetë prezent në procedurat sa herë që ftohet nga organet e rendit në këtë çështje penale”, tha Nikiçi për Reporteri.net.

    “I njëjti dyshohet për vepën penale, ndihmë në kryerjen e veprës së rëndë penale – lëndim trupor. Pasi kemi pranuar disa ekspertiza për lëndime të lehta trupore të shkaktuara ndaj viktimave me siguri kjo vepër penale do të rikualifikohet”, përfundoi ai.

    Reperi stresi u vetëdorëzua dje në Policinë e Kosovës, pasi ishte në kërkim për më shumë se dy muaj.

    Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!