Dje është “Qendra Nacionale e Xhudos”, e cila gjendet në Pejë, në inaugurimin e së cilës ishin edhe tri vajzat e arta të Pejës: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.


Tri fitueset e medaljeve të arta olimpike treguan fare qartë se pika e tyre e fortë nuk është vetëm sporti, por edhe eleganca dhe shija për të zgjedhur veshjen e duhur me kujdes në paraqitje të tilla solemne si ajo e djeshme.

Reklamë

Ato u shfaqën shumë më ndryshe se herave të tjera duke iu përshtatur edhe eventit që po organizohej.

Veshja e tyre është komentuar shumë, derisa ka pasur edhe shumë komente ofenduese në rrjetet sociale.

Shumë faqe në Facebook kanë shpërndarët fotografitë e tyre duke shtruar pyetjen se si qytetarët e komentojnë veshjen e tri kampioneve olimpike.

E komentet e qytetarëve kanë qenë shumica me tone ofenduese, siç mund t’i shihni edhe disa më poshtë:

Reklamë

Të tri vajzat kampione i kanë bërë krenarë shqiptarët anë e mbanë globit me suksesin e tyre.