×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vajzë kemi dëshirë”, gati sa nuk u ndanë, por Donaldi dhe Beatrix nisin “planet” për fëmijë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 11:09

    Derisa të gjithë menduan se lidhjes së tyre i erdhi fundi, duket se tani gjërat mes Beatrix dhe Donaldit janë qetësuar.

    Pas spektaklit, çifti i BBV biseduan gjatë me njëri-tjetrin dhe i dhanë edhe një mundësi për të provuar se si do shkojë kjo marrëdhënies mes tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Javën e kaluar Donaldi dhe Beatrix u shpallën fitues të një loje që u bë brenda shtëpisë, kështu ata fituan të drejtë për të parë një film.

    Derisa ishte rregulluar çdo gjë për ta në oborrin e shtëpisë, Arjola i ngacmon duke thënë se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.

    Beatrixi ka shprehur dëshirën për një vajzë, kurse Donaldi ka qenë i hapur si për djalë ashtu edhe vajzë.

    Arjola: E paskan bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte

    Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie

    Donald: Ke vajzë dëshirë?

    Beatrix: Po

    Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë

    Egzona: Receta është më e gjatë

    Ndryshe, Beatrix në natën e spektaklit u shpreh se Donaldi nuk po hapet me të, dhe se ditën kur erdhën parashutat për të, ajo u prek por që respekton lidhjen që ai ka pasur me Borën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!