Aktorja e njohur koreano-jugore, Kim Mi-soo ka vdekur papritur në moshën 29-vjeçare.

Ajo ka luajtur në serialin “Snowdrop” të Disney +.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia e saj, Landscape, në një deklaratë të bërë të mërkurën tha: “Kim na la papritur më 5 janar”.

Reklamë

“Familja e të ndjerës aktualisht është shumë e thyer nga ky lajm. Kërkojmë sinqerisht të përmbaheni nga krijimi i thashethemeve apo raportimeve spekulative”.