Ditën e djeshme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Gjermani u pa derisa në veturë po dëgjonte këngët e Dua Lipës.
Por, e para e vendit nuk e ka lënë me kaq, pasi radha tash bie tek Rita Ora, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Në një Story të publikuar në llogarinë e Presidentes, në sfond dëgjohet duka luajtur kënga “Anywhere” nga Rita Ora.
“Duke përmbyllur vizitën zyrtare në Gjermani me një këngë të Rita Orës”, ka shkruar Osmani në videon e publikuar.
Këtë video më pas e ripostoi edhe vetë Rita Ora në llogarinë e saj në Instagram./Reporteri.net/
