Këngëtarët shqiptarë vazhdojnë të mbulohen me para në organizimet që bëjnë, konkretisht në diasporë, atje ku mërgimtarët i presin me padurim.
Me para së fundmi është mbuluar edhe këngëtari i njohur i estradës, Shkelzen Jetishi-Xeni, në një ndejë private.
Disa foto që i ka siguruar Reporteri.net tregojnë se kjo ka ndodhur në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.
Kujtojmë se Xen është në mesin e këngëtarëve që ju ka ndaluar hyrja në Amerikë, per arsye se dyshohet që ka fituar pa paguar tatimin. /Reporteri.net/.