Adriana Matoshi para pak kohësh ka zbuluar se është në një lidhje dashurie dhe se është shumë e lumtur.


E tani aktorja duket se nuk e ka problem të dalë edhe në publik me të dashurin e saj, i cili nuk është shqiptar, shkruan Express Rozë.

Dyshja duket se po kalojnë kohë shumë të mirë në prani të njëri-tjetrit, duke u argëtuar e madje duke bërë video argëtuese.

Reklamë

Emri i tij është Keith Owen Groeneveld, e duket se është një artist e muzikant.

Përpos videove dhe burimeve që e konfirmojnë lidhjen e tyre, Keith në profilet e tij ndjek Adrianën dhe shumë nga miqtë e saj artistë shqiptarë.