14 vjeçarja nga Lipjani, e argjentë në ‘Cheerleading’ në kampionatin botërorë të Floridas

Nuk kanë të ndalur sukseset për 14 vjeçaren Anjesa Limani me prejardhje nga Lipjani që jeton prej kohësh në Norvegji. 


Ajo të mërkurën ka zënë vendin e dytë në kampionatin botërorë në sportin akrobatik të quajtur ‘Cheerleading’ që u mbajt në Orlando të Floridas ku e përfaqësoi Norvegjinë, pra ka fituar medaljen e argjentë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net Roza Limani, nëna e Anjeses.

“Anjesa ka fituar medaljen e argjentë në kampionatin botërorë të ‘Cheerleading’ që u mbajt në Orlando të Floridas”, ka deklaruar Roza për Reporteri.net.

Reporteri.net më 24 mars të këtij viti raportoi se Anjesa u bë kampione për herë të katërt e këtij sporti në Norvegji.

Kujtojmë se Anjesa është shpallur kampione e Evropës në këtë sport në vitin 2018. /Reporteri.net/.