×
  • Sport
  • Sport

    36 golat e Messit në La Liga brenda një minute

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 8:25

    Lionel Messi e ka shijuar një tjetër sezon të suksesshëm në La Liga, ku i shënoi 36 gola brenda sezonit 2018/19. Të gjitha këto gola mund t’i shikoni vetëm brenda një minute në videon e publikuar nga La Liga.


    Ylli argjentinas e udhëzoi skuadrën e Barcelonës drejt triumfit në La Liga dhe ai do ta ketë mundësinë ta fitojë edhe titullin e Kupës së Mbretit mbrëmjen e së shtunës, transmeton Gazeta Express.

    Në të gjitha garat, Messi këtë sezon ka kontribuar me 50 gola të shënuar. Kjo është hera e gjatë që 31-vjeçari e arrin këtë shifër dhe tani ai është favoriti për ta fituar Topin e Artë e këtij viti, pas tetë muajve.

    Për t’ua bërë tifozëve më të lehtë ta shijojnë këtë sezon mbresëlënës të argjentinasit, Barcelona e publikoi një video në llogarinë zyrtare në Twitter, ku i ka grumbulluar të gjitha golat argjentinasit në një video 60 sekondëshe.

    Me 36 gola, ai është golashënuesi më i mirë në La Liga, si dhe është asistuesi më i mirë, me plot 13 asiste. Argjentinasi gjithashtu ka krijuar më së shumti raste (92) dhe ka pasur më së shumti goditje brenda kuadratit të portës (87).

    Ai i bëri plot 1587 pasime brenda gjysmës së fushës të kundërshtarit dhe golat e tij ia fituan Barcelona 18 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!