Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka ka folur së fundmi për ndeshjen që pati Shqipëria kundër Serbisë, e si edhe për Kombëtaren e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Për ndeshjen që pati Kosova me Suedinë dy ditë më parë, Duka tha se Kosova e meritoi fitoren.
Ai theksoi se Kosova ka futbollistë shumë të mirë, dhe se e meriton të jetë pjesë e Botërorit.
“Ka futbollistë shumë të mirë dhe me kualitet. Nuk është fare suprizë që i fiton të dyja ndeshjet. E supermeritoi fitoren në ndeshjen e parë në Prishtinë, e meritoi dhe mbrëmë dhe e meriton të jetë pjesë e Botërorit”, tha ai për Euronews.
/Reporteri.net/