Barcelona do të rikthehet këtë fundjavë në “Camp Nou” pas më shumë se dy viteve e gjysmë punimesh. Që nga viti 2023, skuadra ka luajtur ndeshjet e saj në “Estadi Olimpic Lluis Companys” për shkak të rindërtimit të stadiumit historik.

Disa data të planifikuara për rikthimin nuk u realizuan, por klubi tashmë ka marrë të gjitha lejet e nevojshme. Ndeshja kundër Athletic Bilbao më 22 nëntor do të jetë e para në stadiumin që do të jetë i hapur pjesërisht.

Kapaciteti aktual është kufizuar në 45 401 spektatorë, pjesa e konsideruar e sigurt për publikun. Më 7 nëntor, stadiumi u hap fillimisht për një seancë stërvitore me 23 mijë tifozë.

Reklamë

Barcelona po punon gjithashtu që të zhvillojë në “Camp Nou” edhe ndeshjen e Champions League kundër Eintracht Frankfurt më 9 dhjetor.