×
  • Sport
  • Sport / Video

    Bayer Leverkusen i Granit Xhakës kampion i Gjermanisë

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 19:25

    Bayer Leverkusen e ka fituar titullin në Bundesliga, pas fitores 5:0 ndaj Werder Bremenit.

    Skuadra e Xabi Alonsos që s’di për humbje këtë sezon, edhe matematikisht është kampioni i Gjermanisë duke e mbyllur ecurinë mahnitëse të Bayern Munichut, që e kishte fituar titullin për 10 vite radhazi.

    Leverkusen bëri një tjetër paraqitje solide duke e dominuar Bremenin në të gjitha aspektet, për të shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0.

    Golat për vendasit i shënuan Victor Bonifac (25’),  Granit Xhaka (60’),  kurse ylli i skuadrës Florian Wirtz shënoi het-trik (68′, 83′, 90′) për 5-0.

     

    Leverkusen ka 79 pikë, plot 16 mbi Bayern Munichun ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!