Katër ndeshjet e fundit për raundin e parë në Champions League, prodhuan plot 15 gola të shënuar.
Bayern Munich triumfoi 3-1 ndaj Chelsea në shtëpi. Gjermanët ishin dominues gjetën rrugën e rrjetës tre herë. Harry Kane realizoi dopietë, ndërsa Chalobah shkaktoi autogol. Për Chelsea, goli i vetëm u shënua nga Palmer.
Kampionët në fuqi, Paris Saint Germain, nuk e diskutuan fitoren ndaj Atalantës. Të besuarit e Luis Enrique, fituan pastër me rezultatin 4-0, falë golave të Marquinhos, Kvaratskhelia, Mendes dhe Ramos.
Përballje spektakolare ishte ajo mes Liverpool dhe Atletico Madrid, e mbyllur me fitoren 3-2 të anglezëve. Ekipi i Slot shënoi dy gola të shpejtë me Robertson dhe Salah, por madrilenët ia dolën të rikuperojnë, falë dopietës së Llorente.
Në fund ishte Van Dijk që vulosi fitoren 3-2 të anglezëve.
Interi mori 3 pikë të arta në Holandë, pas fitores 2-0 ndaj Ajax-it. Marcus Thuram ishte vendimtar me dy gola me kokë.