Papritur gjithçka ka ndryshuar. Fati nuk ia ka kthyer shpinën Armando Brojës, dhe të paktën ylli I kombëtares shqiptare ka shpresë të kthehet në fushë shumë më shpejt sesa parashikohej.
Mediat britanike njoftojnë se trajneri i Evertonit, David Moyes, ka marrë lajme të mira për dy sulmuesit, Brojën dhe Dominic Calvert-Lewin.
Sipas tyre, 23-vjeçari do të jetë i gatshëm për 4 apo 5 javë, që do të thotë në fillim të muajit mars.
Mojes ka vendosur që të mos shpenzojë aspak për të forcuar repartin ofensiv në ditët e fundit të lejuara për transferime.
Një afat i tillë riaftësimi do të thotë se Broja do të luajë një rol të rëndësishëm këtë sezon tek Evertoni, ndërsa blutë kanë arritur disa rezultate të mira radhazi dhe kanë më shumë shpresë që të mos bien nga Premierliga, përcjell abcnews.
Po ashtu, janë të gjitha mundësitë që futbollisti të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares, Sylvinho, për ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Anglisë dhe Andorrës, që luhen në 21 mars në “Uembli” të Londrës, dhe në 24 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.