Liverpooli është ndër skuadrat europiane që padyshim ka më së shumti tifozë në Kosovë.


Ajo përkrahet jashtëzakonisht shumë dhe tifozët e saj janë ndër tifozët më besnik të futbollit, marrë parasyshë faktin se nuk kanë fituar titullin e Premierligës tash e 30 vite, shkruan Reporteri.net

Zakonisht kemi parë tifogrupet e ekipeve të thurrin vargje e këngë për ekipet e tyre në mënyra të ndryshme.

Reklamë

Por, ajo se çfarë kanë bërë disa tifozë të saj në Kosovë, e kalon çdo nivel të tifozllëkut në botë.

Dy tifozë kanë shkuar aq larg sa që i kanë kushtuar një këngë me sharkia. Kënga quhet Liverpul ndërsa këndohet nga Agron Sopi dhe Kujdesi Muçmata.

Padyshim që kjo këngë aq sa është e bukur, në të njejtën kohë është edhe komike./Reporteri.net/