×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e Arsenali hap të madh drejt gjysmëfinales të Europa League

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 23:34

    Dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Chelsea kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Leagues, shkruan Reporteri.net.


    Arsenali e ka mposhtur 2-0 Napolin në stadiumin “Emirates” dhe ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League.

    Golin e parë e shënoi Aaron Ramsey në minutën e 15’, kurse për 2-0 Lucas Torreira në minutën e 25’ për ta detyruar Kalidou Koulibaly të shënojë autogol.

    Në 45 minutat e dytë nuk pati gola. Kështu, Napolit të Carlo Ancelottit i mbetet të përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese në Itali.

    Vlen të theksohet se në këtë ndeshje, munguan dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi për Arsenalin.

    Edhe skuadra tjetër angleze, Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale, në garat e Ligës së Evropës, duke triumfuar minimalisht 0:1.

    Chelsea hasi në vështirësi të mëdha në udhëtimin në Çeki, duke gjetur golin e fitores vetëm në minutën e 86’ të takimit.

    Ishte mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso ai i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e londineze.

    Në anën tjetër, skuadra e Benficas ka shënuar fitore bindëse kundër Eintracht Frankfurt, me rezultatin 4:2.

    Kurse Villarreal dhe Valencia janë ndarë me rezultatin 1:3. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!