Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila zhvillohet më datë 10 tetor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.
Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.