×
  • Sport
  • Sport

    Dalin pamjet kur McGregor sulmon fansin e tij

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 18:22

    Ylli i UFC-së, Conor McGregor ishte arrestuar muajin e kaluar, pasi i kishte shkatërruar telefonin një fansi të vet bashkë me sigurimin e tij.


    Fansi i tij, sic raporton ‘The Miami Herald’, kishte tentuar të bënte një fotografi me McGregor para se ai t’ia gjuante telefonin në tokë dhe pastaj ta shkelte atë.


    McGregor, i cili besohet se kishte qenë duke festuar në klubin e natës LIV, i cili ndodhet brenda hotelit, pastaj e mori telefonin dhe u largua me të në duar, përkundër që e kishte dëmtuar.

    Dëshmitë për këtë veprim të 30-vjeçarit, policia i ka siguruar përmes kamerave përreth dhe ai nuk u arrestua në vendin e ngjarjes, mirëpo në vendin e tij në Miami, McGregor e kaloi natën në burg.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!