De Jong: Do të më mungoj Ajaxi

Mesfushori Frenkie De Jong ka thënë se ai do ta kujtojë me shumë dashuri kohën e tij në Ajaxin, pasi e siguroi titullin e Eredivisie të mërkurën. Por, holandezi shtoi se ai nuk është penduar që ka vendosur të transferohet në Barcelonë, përkundër që do t’i mungojë Ajaxi dhe liga holandeze.


babaMesfushori holandez do t’i bashkohet skuadrës spanjolle këtë verë, pasi ka arritur marrëveshje me Barcelonën më herët. Kampioni i La Ligës i shpenzoi 75 milionë euro për të, transmeton Gazeta Express.

Në Barcelonë, atij pritet t’i bashkohet edhe ylli tjetër i Ajaxit, kapiteni 19-vjeçar Matthijs De Ligt. Barcelona është shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij, ndërsa lojtarë si Hakim Ziyech, Donny van de Beek dhe David Neres gjithashtu mund të largohen nga Ajaxi këtë verë.

Megjithatë, klubi holandez arriti të përfitojë nga yjet që aktualisht i ka në skuadër, pasi e siguroi titullin e ligës holandeze Eredivisie. Këtë sezon, ata e kanë fituar edhe Kupën e Holandës, si dhe shkuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk jam penduar aspak, por është mëkat. Mendoj se ne e kishim një skuadër të veçantë këtë sezon, për standardet e Holandës. U argëtuam shumë dhe përjetuam shumë momente të mrekullueshme së bashku. Do të më mungoj kjo gjë”, ka thënë De Jong.

“Kënaqësia më e madhe është se ne i kemi shumë lojtarë të mirë së bashku. Pastaj është e mrekullueshme të luash dhe mendoj se na përshtatet stilit tonë të lojës. Më pëlqen kjo. Do të më mungoj Eredivisie, kalova shumë mirë këtu. Nuk isha këtu për kohë të gjatë, por kalova mirë”.

Përderisa ai po largohet nga një grup i lojtarëve të talentuar, transferimi në Barcelonë bën që ai të ketë mundësi të luaj përkrah Lionel Messit. Dhe De Jongu e pranoi se ai është i emocionuar të bashkëpunojë me pesë-herë fituesit e Topit të Artë.

“Do të ishte fantastike të kem një lidhje të veçantë me të. Vetëm duhet t’ia pasoj topin atij shumë herë”.