×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori sportiv i Frankfurtit: “Ekziston një mundësi e madhe që Jovic t’i bashkohet këtij klubi”

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 23:14

    Siç duket Luka Jovic është çdo herë e më afër transferimit në klubin e Real Madridit.


    Sulmuesi i Eintracht Frankfurt ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon në Bundesliga dhe thuhet se Real Madridi janë admirues të tij, shkruan Reporteri.net

    “Ekziston një mundësi reale që Jovic të nënshkruaj për Real Madridin”, ka thënë drejtori sportiv Fredi Bobic.

    “Unë shpresoj dhe dua që ai të qëndroj në Eintracht, por unë jam poashtu realist dhe e di se nëse një klub i madh si Real Madridi e dëshiron atë, atëherë ne nuk kemi shanse ta mbajmë atë”.

    Kjo deklaratë e Bobic vjen 9 ditë pasi MARCA kishte raportuar interesimin e Real Madridit për Jovic, duke parë shpërthimin e tij në Gjermani.

    21-vjeçari ka 17 gola në Bundesliga këtë kampanjë, gjithashtu edhe 8 në Europa Ligë dhe mund t’i kushtoj “Los Blancos” ndërmjet 60 dhe 70 milionë euro.

    Por kjo shumë është më e përballueshme për Real Madridin sesa shuma që mund të detyrohen të paguajnë për lojtarët si Robert Lewandowski apo Harry Kane./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!