Xhiro e 17-të e kampionatit kosovar fillon sot me dy ndeshje.

Ndeshja e parë luhet mes të Prishtinës së Re dhe Dukagjinit, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Në ndeshjen tjetër, Drenica është nikoqire e Ferizajt, në ndeshjen që pritet të luhet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Reklamë

Tri ndeshje të tjera do të zhvillohen nesër (e diel).