Mëngjesin e së hënës, Edon Zhegrova ka zbarkuar në Itali ku dhe pritet ku pritet të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij me ekipin e Juventus, shkruan Reporteri.net.

Ylli kosovar do të veshë së shpejti fanellën bardh e zi, duke u bërë pjesë e një prej klubeve më prestigjioze italiane.

Faqja zyrtare e Juventus gjithatu ka publikuar pamje nga mbërritja e Zhegrovës.

Reklamë

Zhegrova sot gjatë ditës pritet të kryejë edhe testet mjekësore.

Për Zhegrovën, ky transferim është një hap i madh përpara në karrierë dhe një mundësi për të treguar talentin e tij në një nga kampionatet më të forta në botë.

/Reporteri.net/