Eris Bajra, kampion i IBO Youth ashtu edhe WBO Youth Welterweight në kategorinë e të rinjve u rikthye në ring me fitore të madhe sonte në Stamboll. Bajra fitoi me meritë në meçin e madh ndaj Makaveli Mponji, boksierin nga Tanzania.

Në rikthimin e tij në meç, Bajra shkëlqeu me paraqitjen, duke marrë fitoren e merituar dhe duke qëndruar kështu në top formë dhe me statistika impresionuese.24 vjeçari tani nga 10 ndeshje në boksin profesionist, i ka të gjitha fitore dhe normalisht pritet shumë nga ai në të ardhmen.

Fitorja e sotme e tij në Stamboll të Turqisë ndaj një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm, tregon qartazi se ai ka të ardhmen përpara.

Reklamë