Skuadra e Trabzonsporit ka shënuar gol ndaj Besiktasit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligë.
Golin për 1:2 e shënoi sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi.
Muçi shënoi një gol të bukur me vollej në minutën e 25’të.
Kujtojmë që lojtari shqiptar është në pronësi të Besiktasit, prandaj nuk e festoi golin.