×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    “Fat të mbarë, djema”, Hoffenheimi me postim të veçantë për djelmoshat dardanë

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 18:53

    Hoffenheimi ka bërë një postim të veçantë për djelmoshat dardanë që i ka pjesë të skuadrës.

    Klubi gjerman i ka uruar suksese Fisnik Asllanit, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.

    Megjithatë, këta dy të fundit nuk do të luajnë fare sonte, pasi selektori i Kosovës, Franco Foda nuk i ka përfshirë në listën e lojtarëve, shkaku i rrezikimit të suspendimit.

    “Fat të mbarë, djema”, shkruan Hoffenheimi në rrjetin social “Facebook”.

    Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet me fillim nga ora 20:45 sonte, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!