×
  • Sport
  • Sport

    Federata e Anglisë të ndaloj traditën e dhënies së shampanjës tek fituesit e FA Cup, për arsye fetare

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 23:53

    Federata e Futbollit të Anglisë do të ndaloj traditën e dhënies së shampanjës për ekipin fitues të FA Cup për shkak të respektit për besimet fetare të lojtarëve.


    Kjo është një traditë e lashtë e Federatës së Anglisë të cilët vendosin shampanjë në dhomat e fituesve kupës si shenjë urimi për ta, shkruan Reporteri.net

    Por pas diskutimeve të brendshme, FA do ta braktisin idenë në mënyrë që të mos fyejnë lojtarët, besimet e të cilëve ndalojnë përdorimin e alkoolit.

    Besimi mysliman ndalon rreptësisht alkoolin, ndërkohë që nuk rekomandohet në fetë e tjera. Disa lojtarë janë gjithashtu “totalisht-çaj” dhe nën moshën ligjore për të konsumuar alkool, konsiderata të mëtejshme për FA.

    Shumë skena janë bërë tashmë tradicionale nëpër dhomat e zhveshjeve kur lojtarët hapin shampanjat dhe spërkasin lojtarët e tjerë.

    Por këto skena janë jashtëzakonisht të papërshtatshme për lojtarët mysliman. Shembulli më i mirë është Franck Ribery, i cili kishte vrapuar tërë fushën vetëm e vetëm që të mos spërkatej nga shampanja.

    Ky vendim i Federatës së Futbollit të Anglisë nuk është marrë për shkak të ankesave të klubeve por është nxitur brenda organizatës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!