Roger Federer ka dëshmuar edhe një herë se nuk vjen nga ky planet, me trikun e tij të pamundur që i ka çmendur rrjetet sociale.


Legjenda zvicerane ka zbarkuar në Paris dhe i ka nisur përgatitjet për të marrë pjesë në grand slamin e dytë të vitit, Ronald Garros, për herë të pare që prej vitit 2015.

Gjatë një seance stërvitore me tenistin argjentinas Deigo Schwartzman, Federer i çmendi rrjetet sociale duke e kontrolluar një top me reketin e tij në mënyrë praktikisht të pamundur.

37-vjeçari synon titullin e dytë në Ronald Garros në karrierë dhe grand salmin e 21-të në total.