×
  • Sport
  • Sport

    Fury tregon kur do të ketë rimeç me Wilder

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 9:51

    Boksieri britanik Tyson Fury thotë se rimeçi për titull bote në peshën e rëndë me Deontay Wilderin me gjasë do të mbahet në mars apo prill të vitit të ardhshëm.


    Wilder në fundjavë nokautoi amerikanin Dominic Breazeale në raundin e parë për të mbrojtur kështu titullin WBC në peshën e rëndë, në boks profesionist.

    Agjenti i Wilderit, Shelly Finkel, ka thënë se amerikani 33-vjeçar sipas të gjitha gjasave do të ndeshet me Furyn apo Anthony Joshuan vitin e ardhshëm.

    “Wilder nuk mund të ikë përgjithmonë. Ky rimeç do të mbahet”, ka thënë Fury 30-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

    Tre boksierët e peshës së rëndë kanë marrëveshje me rrjete të ndryshme televizive në SHBA dhe kjo bën që meçet e tyre të mos jenë të lehta për t’u aranzhuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!