×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti përjashtohet nga klubi për mënyrën se si goditi penaltinë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 22:20

    Futbollisti i Independiente de Campo Grande, Brendix Parra është përjashtuar nga klubi pasi ai dështoi të shënonte një ‘panenka’ ndaj portjerit Diego Novoa në Copa Sudamericana.


    Ekipi kolumbian u kualifikua me penalti kundër një ekipi të divizionit të dytë nga Paraguaji, ndërsa Presidenti i klubit, Eriberto Gamarra ka shpjeguar arsyen prapa vendimit të klubit për ta përjashtuar nga klubi futbollistin, pasi portjeri i priti penaltinë atij me gjoks, shkruan Reporteri.net

    “Bordi i drejtorëve ka vendosur që ta përjashtojnë Brendix Parra për mënyrën se si goditi ai penaltinë” tha ai për ABC Cardinal.

    “Nëse do të kualifikoheshim në raundin tjetër, secili lojtarë do të fitonte ca para”.

    Tani futbollisti venezuelian është duke pritur që t’iu ndërpritet kontrata edhe zyrtarisht nga klubi dhe të gjej destinacionin e ri.

    “Është një situatë e vështirë, por jeta vazhdon”, ka thënë futbollisti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!