×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti që humbi jetën tragjikisht është nga Çekia, kundërshtarit të Kosovës në kualifikime për EURO 2020

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 12:12

    Futbollisti i Republikës së Çekisë, Josef Sural, ka vdekur mbrëmë në një aksident rrugor.


    Sulmuesi 28-vjeçar Josef Sural, ka mbetur i vdekur në një aksident i cili përfshiu ekipin e superligës turke Alanyaspor, derisa po ktheheshin nga ndeshja kundër Kayserispor të cilën barazuan 1-1, shkruan Reporteri.net

    Sural ishte anëtar i ekipit kombëtar të Republikës Çeke dhe kishte bërë 20 paraqitje për Çekinë.

    Ai e shënoi golin e tij të vetëm në një fitore vendimtare 3:2 ndaj Holandën për kualifikime në EURO 2016 në vitin 2015.

    Çekia është në të njëjtin grup kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 me Kosovën, atë A dhe do të ndeshen mes vete në vjeshtë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!