Edon Zhegrova pritet të bëhet pjesë e Juventusit nga ky sezon.

Kështu të paktën ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano, ku thuhet se Juventusi dhe Lille kanë arritur marrëveshje verbale për kartonin e Zhegrovës.

Sipas Romanos, juventinët kanë arritur marrëveshje personale edhe me yllin kosovar.

Reklamë

Zhegrova pritet të udhëtojë për në Torino sapo të marrë dritën e gjelbër, meqë Juventusi po pret aprovimin e La Ligës për kalimin e Nico Gonzalez tek Atletico Madrid.