SC Gjilani ështe ndarë përfundimisht me trajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi gjilanas ka njoftuar për vendimin e marrë përmes një komunikate për shtyp, të lëshuar sot, shkruan “Gazeta Express”.

Gjilanasit e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për bashkëpunimin dhe për punën e bërë, ndërkohë që i kanë uruar atij suksese në të ardhmen.

Reklamë

Rezultatet e dobëta të këtij sezoni bënë që palët ta ndërpresin kontratën.

?????????ë ??????? | ??????? ?????ë?????? ?? ????????????? ?????? ?????

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne.

Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.

Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”, njofton klubi gjilanas.

Reklamë