Athletico Bilbao, mbrëmë shënoi fitore 0:2 ndaj Levantes, në ndeshjen e vlefshme për javën 14-të të La Ligas.
Njërin nga golat e realizoi sulmuesi spanjoll, Nico Williams, i cili ishte spektakolar.
Willimams qëlloi cakun në minutin e 44-të.
Fillimisht u duk se topi po shkonte jashtë, por më pas e mori një kthesë interesante dhe u fut në rrjetë.