×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Granit Xhaka po fishkëllehet në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 21:26

    Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili është me prejardhje shqiptare, po fishkëllehet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Në stadium, tifozët e kombëtares së Kosovës po e fishkëllejnë çdo prekje të topit nga Granit Xhaka.

    Rezultati momental i ndeshjes është 0-0, kur kanë kaluar mbi 30 minuta lojë.

    Kosova e ka siguruar play-offin e Botërorit, teksa me një fitore prej 6-0 sonte mund të shkojë direkt në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!