Futbollisti i Manchester Cityt, Erling Haaland u maskua si babagjyshi i Vitit të Ri.
Lojtari norvegjez shkoi në disa shtëpi në Manchester dhe befasoi fëmijët.
Fillimisht ai u jepte dhurata dhe më pas e zbulonte vetën – kurse fëmijët u befasuan kur panë se Haaland ishte i fshehur pas këtij kustumi.
Në fakt në disa shtëpi dështoi befasia, pasi ata e zbuluan se kush ishte në të vërtetë babagjyshi.