Jon Dahl Tomasson nuk është më trajner i Suedisë. Drejtuesit e Federatës Suedeze, kanë vendosur të shkarkojnë teknikun danez.

Vendimi është marrë menjëherë pas humbjes me Kosovën. Disfata në shtëpi ndaj “dardanëve”, e cila e lë Suedinë në vendin e fundit në grup, nuk është pritur mirë nga drejtuesit.

Shkarkimi ka qenë i menjëhershëm, ndonëse trajneri 49-vjeçar refuzoi të jepte dorëheqjen pas ndeshjes.

Reklamë

Aventura e Tomasson te Suedia nisi mirë, pasi në Ligën e Kombeve, ia doli ta dërgonte këtë kombëtare në Ligën B.

Megjithatë, kualifikueset e Botërorit kanë qenë dështim total, ku në dy raste është mposhtur nga Kosova dhe renditen në vendin e fundit me vetëm një pikë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur.

Te Suedia kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri.