Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur në Republikën e Kosovës.
Ai u mirëprit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtarët e KE-së, zyrtarët e Presidencës dhe shumë entuziastë që përshëndetën ardhjen e tij.
Pas pak, Infantino pritet të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është hera e dytë që Infantino pritet nga krerët e shtetit dhe Federata e Futbollit e Kosovës.