×
  • Sport
  • Sport

    Interesante, stadiumi i Shkupit do të mbajë emrin e një këngëtari

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 21:55

    Stadiumi i Shkupit, i cili deri më tani mban emrin “Philipp II Arena”, sipas mediave nga Maqedonia, do të mbajë emrin e këngëtarit “Tose Proeski”.


    Proeski ka ndëruar jetë në një aksident tragjik automobilistik, në tetor të vitit 2007, por mbahet mend në Maqedoni, pasi ka përfaqësuar shtetin e tij në “Eurovision” në vitin 2004 me këngën “Life”, duke zënë vendin e 14-të.

    Pra në nder të këtij këngëtari, stadiumi ka marrë emrin e tij.

    Stadiumi nuk përdoret vetëm për ndeshje futbolli, por është multifunskional duke u përdorur për koncerte dhe evente atletike, pasi ka një kapacitet prej afro 34.500 vendesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!