×
  • Sport
  • Sport

    Joshua zgjedh mes Muhammad Alisë dhe Mike Tysonit

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 13:05

    Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, ka zbuluar se ai do të kishte preferuar të përballej me Muhammad Alinë më shumë sesa më Mike Tysonin, pasi që beson se kundër Alisë do të dilte më mirë.


    Se dëshirat e Joshuas nuk bëhen shpeshherë realitet e dëshmon fakti që ai është detyruar që më 1 qershor të pranojë të ndeshjet me amerikanin Jarrell Millerit, pasi që i dështuan bisedimet me Deontay Wilderin, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, kjo gjë nuk e ndali atë të zgjidhte për meçin e ëndrrave, mes dy prej boksierëve më legjendarë, Muhammad Alisë dhe Mike Tysonit.

    “Do të preferoja të përballen me Alinë më shumë sesa me Tysonit sepse unë jam luftëtar boksi dhe stilet e tona do të përshtateshin. Nuk mund të bësh shumë gjëra kundër Tysonit, ai do të kishte bërë të dukem keq për shkak se stili i tij ishte fenomenal”, është shprehur Joshua.

    Ali ishte më shumë si boksier dhe unë do të isha dukur më mirë kundër tij pasi që stilet tona përshtaten më shumë”.

    29-vjeçari do të debutojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1 qershor, kur do ta zhvillojë meçin kundër Jarrell Millerit. Amerikani e ka cilësuar Joshuan vazhdimisht si mashtrues dhe ka pretenduar se britaniku përdor substanca të palejuara për t’i përmirësuar gjasat në meçe.

    “Unë nuk jam boksieri vendas dhe të gjithë e dinë zënkën mes meje dhe Millerit. Pres nga ai që ta sjellë ndonjë familjar të vetin nga Brooklyni për ta mbështetur. Por, unë jam në formën time më të mirë kur arrij ta kontrolloj veten”, shtoi Joshua.

    “Jam ende i rrezikshëm, por tani mendoj para se të veprojë. Jam më i madh dhe më i mençur dhe duhet të kujdesem më shumë për veten. Ka shumë njerëz që janë nëpër burgje sepse s’mund ta kontrollojnë veten”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!