×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi, drejt titullit: I mjafton vetëm 1 pikë

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 14:31

    Juventusit do t’i mjaftojë vetëm një pikë për titullin kampion në Serinë A, i teti radhazi i bardhezinjve dhe i pesti për trajnerin Massimiliano Allegri.


    Në stadiumin e Ferrarës kundër Spalit, gjithsesi te kryesuesit e kampionatit italian do të ketë rotacion në të gjithë reparttet, kjo për të qenë në maksimum për sfidën kundër Ajaksit në Ligën e Kampioneve.

    “Shumë prej futbollistëve titullarë do të jenë jashtë formacionit, madje disa prej tyre edhe në shtëpi. Ronaldo mes tyre, ndërsa në portë do të jetë Perin. Kush do të qëndrojë në shtëpi do ta bëjë edhe festën atje, pasi të martën kemi një garë të rëndësishme dhe nuk do të bëjmë ceremoni”, tha trajneri i Juventusit.

    Kean po projektohet ndërkohë si titullar ndaj Ajaksit në Ligën e kampioneve, por trajneri Allegri preferoi të mos zbulojë asgjë: “Kean do të luajë të shtunën kundër Spalit dhe shpresojmë se do të jetë në formë. Për të martën më pas do të vendosim me radhë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!