×
  • Sport
  • Sport

    Klopp votohet si trajneri më i mirë në botë

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 9:24

    Përderisa Pep Guardiola e fitoi çmimin për trajnerit më të mirë të sezonit në Premierligë për të dytin sezon radhazi, Jurgen Klopp u votua nga tifozët si trajneri më i mirë në botë për momentin, në një sondazh të GiveMeSport.


    Sezoni 2018/19 e solli njërën prej garave më emocionuese për titullin e Premierligës në histori të kampionatit anglez. Kur Liverpooli u përball me Manchester Cityn në Etihad, “The Reds” e kishin mundësinë të kalonin në epërsi prej dhjetë pikësh, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, ishin djelmoshat e Pep Guardiola ata që triumfuan në fund të sezonit, pasi e patën një ecuri të jashtëzakonshme, duke i humbur vetëm tre pikë në të gjithë pjesën tjetër të sezonit.

    Për shumë tifozë të futbollit, triumfi i Manchester Cityt e konfirmoi statusin e trajnerit Guardiola si trajneri më i mirë në botë. Megjithatë, shumë të tjerë mendojnë se Guardiola duhet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn për ta marrë këtë titull.

    Jurgen Kloppi e ka transformuar Liverpoolin që kur u emërua në pozitën e trajnerit në tetor të vitit 2015 dhe ka arritur që ta kualifikojë skuadrën e tij në dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve.

    Në anën tjetër, Mauricio Pochettino e ka shndërruar Tottenhamin nga një skuadër e top gjashtëshes në Angli në një klub që po garon për tituj dhe, si Klopp, argjentinasi është vetëm 90 minuta larg titullin më të madh në futbollin e klubeve, atë të Ligës së Kampionëve.

    Për ta gjetur të preferuarin e tifozëve, GiveMeSport e bëri një sondazh për t’i lejuar tifozët që ta thonë mendimin e tyre për trajnerin më të mirë në botë për momentin.

    Gjysmëfinalja e parë e vendosi Guardiolën kundër Diego Simeones së Atletico Madridit, Pochettinos dhe Erik ten Hagut të Ajaxit. Trajneri i Manchester Cityt e fitoi këtë sondazh me 68 për qind.

    Në gjysmëfinalen e dytë triumfoi Kloppi me 82 për qind të votave, kundër Zinedine Zidanit të Real Madridit, Massimiliano Allegrin e Juventusit dhe Maurizio Sarrin e Chelseat.

    Kjo bëri që trajnerët e top dy klubeve të Premierligës të përballen në finalen e Premierligës. Me 57 për qind të votave, trajneri më i mirë në botë për momentin u zgjodh Jurgen Kloppi.

    baba

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!