×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i formuar para 10 viteve dhe që luan në Champions League po e kërkon Milot Rashicën

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 23:24

    Milot Rashica ka qenë senzacioni i Bundesligës këtë sezon duke shkëlqyer me ekipin e tij Werder Bremen.


    Forma e mirë e yllit vushtrrias ka bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e talentit 22-vjeçar, shkruan Reporteri.net

    Skuadra e fundit pas gjurmëve të Milot Rashicës është ekipi që është formuar vetëm në vitin 2009 por që bën pjesë në garat e Ligës së Kampionëve, RB Leipzig.

    Sipas së përditshmes BILD, klubi që pozicionohet në vendin e tretë ka kërkuar shërbimet e Milot Rashicës.

    Rashica ka kontribuar në plot 11 gola dhe 6 asistime për Werderin këtë sezon, statistika mbresëlënse këto marrë parasyshë që ka filluar të aktivizohet vetëm në pjesën e dytë të sezonit.

    Megjithatë për Rashicën kanë shprehur interesim edhe skuadrat e njohura si Napoli nga Serie A dhe Crystal Palace nga Premier League./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!