James Rodriguez do të largohet nga Bayern Munchen gjatë afatit kalimtar të verës.


Ylli kolumbian do të rikthehet në Real Madrid, pasi ka kërkuar largimin nga Gjermania, raporton Reporteri.net

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i “Bild”, Christian Falk – i cili ka biseduar me kryetarin e klubit, Rummeniggen.

Reklamë

“Rummenigge e konfirmoi, James ka kërkuar të largohet nga Bayerni. Pra, është zyrtare, Bayerni nuk do ta blej atë”, ka shkruar gazetari Falk.

27-vjeçari qëndroi te Bayerni dy sezone, duke zhvilluar afro 50 paraqitje dhe duke shënuar 14 gola.

Ai me gjermanët fitoi: Dy herë Bundesligën (2017/2018 – 2018/2019) dhe DFB-Pokal (2018/2019)./Reporteri.net/