Me rezultat 1:1 ka përfunduar përballja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Reporteri.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe në të dominoi Zvicra. Në fillim të pjesës së dytë, Zvicra kaloi në epërsi me golin e Ruben Vargas shënoi në minutën e 47-të.

Kosova e barazoi rezultatin pastaj me supergolin e Florent Muslijës, në minutën e 74’të.

Reklamë

Pjesën e dytë e dominoi Kosova me sulme.

Gjatë ndeshjes, nëntë faule ishin për Kosovën, e nëntë për Zvicrën.

Kosova ka siguruar fazën “playoff” për kualifikime në Kupën e Botës 2026. /Reporteri.net