Kombëtarja e Kosovës ka pësuar gol në përballjen ndaj Irlandës në Dublin.
Ishte sulmuesi Troy Perrott ai që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar irlandezët në epërsi ndaj “Dardanëve”.
Kosova po luan me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Kreshnik Hajrizit me karton të kuq.