Ekipi i Hoffenheimit ka shprehur krenari për tre kosovarët që janë pjesë e tij, Fisnik Asllanin, Albian Hajdarin e Leon Avdullahun, pas performancës së tyre në ndeshjen me Suedinë.

Në faqen zyrtare të klubit, është shkruar në shqip për tre lojtarët e Kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Krenar me juve Albi, Leon & Fis ?”, thuhet në postim.

Reklamë

Ndryshe, Kosova shënoi një fitore fantastike në Suedi, me golin e Fisnik Asllanit, të cilit menjëherë iu rrit vlera në treg për 10 milionë euro./Reporteri.net