×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Botërori

    Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në play-off

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 23:01

    Janë zbuluar kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në gjysmëfinale të play-off për kualifikim në Botëror.

    Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë apo Sllovakinë, kombëtare të cilat janë në vazon e dytë për shortin e së enjtes.

    Në vazon e tretë janë Irlanda, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.

    Gjysmëfinalet janë më 26 mars, ndërsa Kosova do të jetë mysafire.

    Finalet e play-off janë më 31 mars.

    Fituesit e gjysmëfinaleve nga vazot dy e tre takohen me fituesit e gjysmëfinaleve nga vazot një e katër.

    Nikoqirët e finaleve të plejofit do të përcaktohen me short.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!