×
  • Sport
  • Sport

    Kur portieri feston para kohe dhe bëhet hit në internet

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 19:35

    Një portier i ri i klubit afrikano-jugor Orlando Pirates është shndërruar në hit në internet me festimin e tij të parakohshëm gjatë turneut “Future Champs”.


    Blake Franze kishte arritur të priste penalltinë e një prej futbollistëve të Spartak Moskës gjatë gjuajtjes së penaltive dhe menjëherë ishte ngritur në këmbë për të festuar.

    Për pak sekonda gjatë festës, kur Franze ktheu kokën prapa kuptoi se kishte festuar para kohe. Topi pas pritjes nga Franze u kthye drejt golit duke lënë të shtangur Franzen dhe bashkëlojtarët e tij.

    Pavarësisht kësaj, Pirates arriti të fitonte në penalltitë e ardhshme për të triumfuar në garë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!