×
  • Sport
  • Sport

    Ky lojtar i Realit thirrje Neymar të transferohet në Bernabeu

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 18:41

    Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, i ka shkelur “syrin” bashkëvendasit të tij Neymar duke i thënë se të gjithë e duan në Madrid, shkruan Reporteri.net.


    “Neymar është lojtar i shkëlqyer, dhe do të ishte fantastike në vjen këtu. Por, duhet ta pyesni atë (Neymarin) se a dëshiron të vijë. Ai është lojtar i shkëlqyer dhe çdo kush do ta dëshironte në ekipin e tij”, ka deklaruar Casemiro.

    Neymar u transferua në PSG nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

    Kujtojmë se Neymar sa here që është pyetur për mundësinë e kalimit në “Santiago Bernabeu” ka deklaruar se është i lumtur që luan për PSG në Francë.

    Sigurisht se afati kalimtar veror do të jetë përcaktues nëse Neymar do bëhet galaktik apo jo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!