Sonte do të ndahet çmimi prestigjioz individual Topi i Artë me revistën franceze “France Football” që do ta shpërblejë, siç e do zakoni, futbollistin më të mirë të vitit.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka shkuar në ceremoninë e Topit të Artë së bashku me krejt familjen e tij.
Në kategorinë e meshkujve, favoritët janë Ousmane Dembélé nga PSG, dhe dyshja e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha – një treshe aq e fortë sa që edhe inteligjenca artificiale është përdorur për të parashikuar fituesin e ardhshëm.

Favorit i lehtë për ta fituar Topin e Artë sivjet është francezi Dembele, por pa gjasa nuk mbetet as super-talenti spanjoll, i cili thuhet se e ka marrë rrugën drejt Francës me 20 familjarë, që nënkupton se beson që do ta fitojë Topin e Artë.